KreuCelebrity

U kritikua se rrëfeu për rrëmbimin e vajzës së saj, Shkënde Lila revoltohet ndaj komentuesve!

U kritikua se rrëfeu për rrëmbimin e vajzës së saj,

Javën e kaluar, një grua misterioze, ka tentuar të rrëmbejë vajzën e dedektives private, Shkënda Lili. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit, në një kompleks pallatesh, ku banon Shkënda bashkë me familjen e saj. Gruaja misterioze, me syze, ka monitoruar dhe vëzhguar vajzën 6 vjeçe  në zonën ku banonte dhe ka tentuar ta joshte me ëmbësira, duke e tërhequr më pas me forcë.

Shkënda ka qenë e ftuar më pas në emisionin e Grida Dumës për të folur rreth kësaj ngjarje dhe si një krim i tillë mund të ndodhë përsëri në raste të tjera. Për daljen e saj televizive, Shkënda ka marrë shumë komente negative nga ndjekësit në rrjete sociale, pasi është kritikuar se ka përdorur një ngjarje të tillë aq private dhe për më tepër që lidhet me vajzën e saj, për të marrë vëmendje. E revoltuar Shkenda ka bërë një reagim publik me anë të një postimi në Instagram, ku shprehet se në atë intervistë ka folur jo për të treguar nga privatësia e saj, por që ngjarja mos të devijojë nga e vërteta dhe për të dhënë mesazhe.

RUAJ ZOT SE NUK DINË ÇFARË FLASIN E VEPROJNË!
Nga Shkenda LILI

Nuk jam aq pretencioze sa të besoj se mund të ndal vrerin helmatues të atyre që, me epsh mendor, derdhin urrejtje në rrjetet sociale.
Sikurse unë, askush tjetër nuk ka mundur të ndalë dot tendencën e atyre që bien e zgjohen duke thurur shpifje të neveritshme, duke përdorur një gjuhë degraduese e të ulët. Nuk kam ndërmend të viktimizohem. As të merrem me ata që shantazhojnë, që përpiqen të më demonizojnë apo të më dëmtojnë, aty ku vendin e fjalës e zë forca e një gruaje që flijohet për fëmijën e saj.

Gjithsesi, duke parë lumin e fyerjeve pas pjesëmarrjes sime në emisionin e znj. Grida Duma — që, për hir të së vërtetës, është shembulli i një gruaje intelektuale ekselente, një nënë shembullore dhe një drejtuese e zonja, më duhet të reagoj. Kjo nuk është një kortezi fjalësh, por një mesazh i qartë për të gjithë ata që ende e konsiderojnë gruan si të brishtë, të pafuqishme dhe pa guxim përballë maskilizmit dhe meskinitetit të shoqërisë.

Pjesëmarrja ime e fundit në emisionin “Top Story” në Top Channel kishte si temë një ngjarje dramatike, ngjarje që ndodhi vetëm pak ditë më parë me bijën time. Fatkeqësisht, kjo ngjarje u shndërrua në një betejë urrejtjeje dhe shantazhi në rrjetet sociale. E shoh të arsyeshme të dal me një sqarim publik, pa hyrë në detaje.
Siç thuhet: shkurt e shqip!

Për sa i përket ngjarjes, janë organet ligjzbatuese ato që do të thonë fjalën e tyre. Ndërsa për faktin që e ndava publikisht në emision — bëra vetëm atë që ndjeva se duhej bërë për t’i paraprirë devijimeve nga e vërteta. Shfrytëzova prezencën time për të dhënë edhe një mesazh të qartë: larg duart dhe vreri nga fëmijët tanë.

Për dijeni, nuk isha unë që e bëra publike këtë ngjarje.
Unë doja që gjithçka të mbetej në kufijtë e privatësisë së familjes sime, sepse ende besoj fort te institucionet dhe drejtësia. Dhe për fund — për të gjithë ata që merren me veshjen, pamjen apo mënyrën se si sillet një grua; për ata që ligësinë, mllefin dhe mungesat e veta i derdhin me “gjyma” në komentet e rrjeteve sociale — kam vetëm një gjë për t’ju thënë:

Ruaj Zot, se nuk dinë çfarë flasin e veprojnë!

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shkenda Lili (@detektive.shkenda_lili)