BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.
Livia Bungo është kthyer në një nga personazhet më të dashur të publikut me pjesëmarrjen e saj në "BBV". Të gjitha të pathënat e saj lidhur me atë edicion, Livia i ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për kanalin e Youtube të BORDO.
BORDO: Çfarë të shtyu të merrje pjesë në Big Brother VIP?
Livia: Unë jam fanse e reality show. I kam ndjekur tërë jetën në Itali dhe thashë pse mos të provoj një eksperiencë të re. Kështu që po, po futem.
BORDO:Si do e përshkruaje këtë eksperiencë?
Livia: Për mua ka qenë një formë nuk mund ta quaj të lodhshme si shumë vetë e quajnë ose një presion shumë të madh. Unë Big Brotherin e kam përjetuar siç është Livia në përditshmëri kështu të qetë jam munduar me nxjerrë ngjyrat e mia dhe pse kjo gjë nuk ka qenë shumë e thjeshtë, por që të qetë. Unë kështu dua të përshkruaj edhe reale normalisht.
BORDO: Çfarë mësove më shumë për veten?
Livia: Mësova që di edhe të bëhem me nerva shumë sepse në fakt kam bërtitur shumë në shumë raste, sepse në përgjithësi e kam vlerësuar veten gjithmonë si një vajzë shumë menefregiste por që janë edhe disa gjëra që nuk duroj e nuk toleroj. Ndërsa jo besoj që nuk ka ndryshuar ajo Livia e përditshmërisë siç thashë. Kështu që vetëm kaq.
BORDO: Cili ka qenë momenti më i vështirë?
Livia: Momenti më i vështirë sigurisht është ajo pjesa kur ti e mendon që je larg njerëzve që don më shumë. Vetëm ajo sepse përndryshe e kam përjetuar me gjitha ngjyrat 100% kështu që pak mungesa e mamit, të njerëzve më të afërt.
BORDO: Momenti më i bukur?
Livia: Momenti më i bukur për mua ka qenë sigurisht miqësia me Rozanën me Laertin me Eglin kur kemi luajtur me Gjestin domethënë më shumë atë energjinë e njerëzve atë empatinë, ato gjërat që unë kam krijuar këto afirmitete.
BORDO: Çfarë nuk pamë në kamera por do doje që publiku ta dinte?
Livia: Besoj që për pjesën që ka pasur shumë negativitet këtë do ta them. Dhe kur rrethohesh nga një negativitet mbase nuk ka dalë ajo pjesa ime më shumë lozonjare më shumë funny sepse unë jam dhe tani që kam dalë shoqet e mia më thonë "Po si ka mundësi që ti nuk ishe ajo Livia që ne njihnim, ti na bën me qesh gjithë kohës”. Vetëm kaq doja që t’i arrinte më shumë publikut.
Përgatiti: Libera Resulaj



















