Mediat ndërkombëtare raportojnë se Leonardo DiCaprio po planifikon të fejohet me modelen italiane Vittoria Ceretti. Ylli 50 vjeçar është në një lidhje me Ceretti, 27 vjeç, që nga gushti i vitit 2023.
Marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më serioze gjatë muajve të fundit dhe burime pranë aktorit thonë se një fejesë është në horizont. Aktori duket se është i gatshëm të ndërrojë stilin e jetesës që ka ndjekur deri më tani dhe të krijojë një familje.
DiCaprio është lidhur me pare me emra të njohur të botës së modës dhe showbiz-it, përfshirë Gisele Bündchen, Bar Refaeli, Camila Morrone, si dhe është përfolur për romanca me Blake Lively dhe Rihanna. Megjithatë, asnjë prej këtyre marrëdhënieve nuk ka përfunduar në një angazhim afatgjatë.



















