KreuCelebrity

Heronjtë e saj në jetën reale? Elia Zaharia: Do thoja mami im...

Pas një vëmendjeje të gjatë mediatike, për shumë ngjarje që ndikuan dhe ndryshuan shumë jetën e saj, Elia Zaharia rikthehet afër publikut dhe sidomos fëmijëve me botimin e librit të saj të parë me përralla. Përgjigje, mesazhe të fuqishme dhe shumë të tjera, Elia është rrëfyer ekskluzivisht në një intervistë për BORDO.

BORDO: Cilët janë heronjt e tu në jetën reale?

Elia Zaharia: Shiko do thoja mami im për sakrificën për vetëmohimin për dashurinë pa kushte, për artisten që ajo është për mënyrën se si na ka rritur dhe na ka edukuar për vlerat njerëzore me të cilat na ka ushqyer. Unë kam dhe Amosin ne kemi shumë adhurim për mamin sepse ka qenë dhe është mikesha jonë më e mirë ka ndërtuar një marrëdhënie të bazuar tek e vërteta domethënë na ka thënë gjithmonë të vërtetat dhe ne gjithashtu i kemi thënë gjithmonë të vërtetën dhe ky është çelësi i i marrëdhënies tonë sot pastaj përveç mamit do thoja që heronjtë e mi janë të gjithë ata njerëz që ngrihen me dinjitet pas fortunave që i sjell jet pas sfidave. Ata shpirtra feniksi i quaj unë që rilindin nga hiri i tyre. Kam shumë respekt për ta edhe po janë heronjë.