KreuCelebrity

"Vujmë nga disa komplekse...", Ana Kallaku flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn pas ndarjes nga Besi!

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vendosën që t'i jepni fund martesës së tyre. Prej tashmë më shumë se një vit ata nuk janë më bashkë, por publiku është ende i interesuar se si do të vazhdojë historia mes tyre. Ditën e sotme është bërë virale një video e Besit, ku shihet se ka fshirë një tatuazh që kishte në truin e tij dedikim për Xhensilën.

Ditën e djeshme motra e Besit ka qenë e ftuar në një intervistë, ku është pyetur për marrëdhënien e saj me ish-kunatën, Xhensilën. Ana tregoi se vijon të mbajë kontakt me Xhensilën dhe se të dyja e ndjekin ende njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Vuajmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh."

Ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë të ndërtojë raporte të mira me njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj:

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time.”