KreuCelebrity

Lamtumira prekëse e Ariana Grande për Nonna-n: Dashuria jote do të jetojë përherë...

 

Ariana Grande ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim të ndjerë në Instagram, ku ka ndarë dhimbjen për një humbje të madhe. Këngëtarja njoftoi se gjyshja e saj, e njohur nga të gjithë si “Nonna”, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Nonna ishte një figurë e veçantë, jo vetëm për Arianën, por edhe për fansat e saj, pasi shpesh merrte pjesë në momentet publike dhe artistike të këngëtares. Në vitin 2024, ajo hyri në histori si personi më i moshuar që ka hyrë ndonjëherë në Billboard Hot 100. Dedikimet prekëse të Ariana-s dhe vëllait të saj, Frankie, tregojnë qartë se kujtimi dhe dashuria për Nonna-n do të jetojnë gjithmonë në zemrat e tyre.