Bes Kallaku duket se ka vendosur ta fshije perfundimisht ish bashkeshorten, Xhensila Myrtezaj nga jeta dhe mendja e tij: Dyshja vendosen pas një martese disa vjeçare t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Dikur, aktori kishte bërë një tatuazh mjaft të veçantë në trupin e tij dedikuar Xhensilës. Ai kishte shkruar “B – Xh”, që simbolizonte emrat e tyre, Besi dhe Xhensila.
Por pas ndarjes duket se Besi ka vendosur ta ndryshojë këtë detaj personal. Ai ka mbuluar shkronjën “Xh” me ngjyrë të zezë, duke fshirë kështu edhe simbolikisht ish-partneren e tij nga trupi, cka u interpretua nga ndjekesit si shenje e mbylljes përfundimisht te ketij kapitulli te jetes së tij, duke larguar edhe gjurmët fizike të një dashurie që tashmë i përket së kaluarës.



















