KreuCelebrity

Kush janë VIP-at që përfliten se do të jenë banorët e rinj në "Big Brother Vip 5"

 

 

Edicioni i katërt i "BBV" përfundoi vetëm pak javë më parë, ku fitues u shpall Gjesti. Tashmë njerëzit janë duke shijuar verën, por me mbarimin e saj dhe fillimin e sezonit të ri televiziv të gjithë do jenë sy e vesh se kush do të jenë banorët e "BBV5". Po nuk e prisnim që thashethemet të nisnin që tani dhe duket se kanë filluar që tani të dalin emrat e banorëve të rinj të Big Brother-it të ardhshëm. 

Një ndër emrat që përflitet është Hygerta Sako, moderatorja sportive dhe ish-Missi i njohur. Isli Islami, moderatori simpatik i mëngjeseve televizive. Kelvi Kadilli, gazetari ironik me batutat therëse. Vitmar Basha, këngëtari dhe showman-i i njohur për natyrën spontane dhe të paparashikueshme.

Të gjithë janë kuriozë se kush personazh tjetër do të përlitet për të qenk banor i ri, pasi për ta vërtetuar duhet të presim natën e nisjes së spektaklit.