Influencerja Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e 33-të. Duket se kjo ditelindje vjen ndryshe per te, mes pretendimeve se tashme ka hapur një kapitulli të ri në jetë me gjetjen e personit të zemrës.
Blogerja megjithate duket se rrethohet nga një grup miqsh kete here, me te cilet ka marrë rrugën drejt Sicilisë për të kaluar disa ditë të këndshme pushimi në një vilë private.
Arbër Bytyqi e Arbër Çepani janë ndër miqtë që po ashtu kanë marrë rrugë drejt Sicilisë në një pushim të zgjatur disa ditor.



















