Policia amerikane u thirr në një motel në Virxhinia, ku dëshmitarët raportuan se kishin parë një aligator që fshihej jashtë dhomës së një mysafiri. Departamenti i Policisë së Qarkut Fairfax tha se oficerët iu përgjigjën motelit Budget Host Travelers në Aleksandri, pas një raporti për shfaqjen e një kafshe dhe mbërritën për të zbuluar se me të vërtetë ishte një aligator rreth dy metra të gjatë jashtë dhomës së një moteli.
Policia e Mbrojtjes së Kafshëve u thirr në vendngjarje për të ndihmuar me situatën. Policia mësoi se aligatori ishte arratisur nga pronari i tij ndërsa transportohej nga Nju Jorku në një kopsht zoologjik të Karolinës së Veriut. Ligji i Virxhinias ndalon posedimin e aligatorëve dhe kafshëve të ngjashme ekzotike, kështu që pasi zvarraniku u kap përsëri, policia shoqëroi kafshën dhe pronarin e saj jashtë Qarkut Fairfax. Ndëraq, një breshkë “e rrezikshme” me nofulla mjaft të forta është gjetur në Cumbria në veriperëndim të Britanisë së Madhe. Breshkat aligator kanë origjinën në lumenjtë dhe kënetat e Floridës dhe dallohen nga guaska e tyre, e cila u jep atyre një pamje të ngjashme me dinozaurët.



















