KreuCelebrity

Aventurë e re, Jasir Asani lë Korenë e Jugut për t’u transferuar në Japoni!

 

 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij këtë verë. Mediat japoneze raportojnë se 30-vjeçari pritet të largohet nga klubi korean Gwangju për t’u transferuar te skuadra e njohur japoneze, Yokohama F. Marinos.

Gjatë dy sezoneve të fundit në Korenë e Jugut, Asani ka zhvilluar 74 ndeshje me Gwangju, duke realizuar 23 gola dhe dhuruar 4 asistime. Tani, sulmuesi kuqezi po përgatitet për një aventurë të re në Japoni, ku do të synojë jo vetëm të spikasë në kampionatin japonez, por edhe të rifitojë besimin e trajnerit Sylvinho për një vend titullari në formacionin e Shqipërisë.

Në prill të këtij viti Jasiri ishte në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private, pasi u aludua për një ndarje nga partnerja e tij, Giota. Thashethemet nisën kur ndjekësit kuptuan se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociae dhe se kishin fshirë fotot e tyre bashkë. Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Asani apo Giota për të thënë të vërtetën për lidhjen e tyre. 

Përgatiti: Libera Resulaj