Artistja dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku ka përjetuar emocionin më të madh të jetës, pasi është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një video prekëse që tregon momentin e lindjes dhe përqafimin e parë me vajzën e saj. Çasti është bërë edhe më i veçantë nga fakti që Xheisara i ka kushtuar një këngë të krijuar enkas për të bijën, një dedikim i ngrohtë që shoqëron pamjet nga lindja dhe shpreh gjithë dashurinë e saj të parë si nënë.
View this post on Instagram
Këngëtarja Xheisara e ka zbuluar shtatzaninë e saj natën finale të “Këngës magjike”. Pak para se të interpretonte këngën e saj “Më e fortë”, një prej asistentëve të festivalit i nisën një dhuratë nënës së Xheisarës në sallë, një palë këpucë të bardha bebesh për t’i dhënë lajmin se së shpejti do të bëhet gjyshe.
Gjithçka për partnerin, shtatzëninë, nepset, fobitë dhe dhuratën për bebushen, Xheisara i ka treguar në një intervistë ekskluzive për kanalin e Youtube të BORDO
Përgatiti: Libera Resulaj



















