KreuCelebrity

Inteligjenca Artificiale ju bën “budallenj”, studimi: Njerëzve u “fiket” truri!

Inteligjenca Artificiale ju bën “budallenj”, studimi:

Një studim i fundit tregon se chatbot-et e inteligjencës artificiale (IA) rrezikojnë t’i bëjnë njerëzit më pak inteligjentë, dhe kjo, për shkak se pengojnë zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësive gjuhësore, e ndikojnë shumë tek kujtesa. Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) zbuluan se njerëzit që mbështeten te ChatGPT për të shkruar esetë, kishin një aktivitet shumë më të ulët të trurit sesa ata që përdornin vetëm mendjen e tyre.

Inteligjenca Artificiale ju bën “budallenj”, studimi:

Grupi që përdori AI gjithashtu performoi shumë më keq sesa pjesëmarrësit e tjerë në një seri testesh të ndryshme, dhe kur iu kërkua të kryenin detyra pa ndihmën e Inteligjencës Artificiale, patën vështirësi të mëdha, thote TCH. 

“Mbështetja tek sistemet e AI mund të çojë në një qasje pasive dhe aktivizim të zvogëluar të aftësive të të menduarit kritik kur personi më vonë kryen detyra pa ndihmën e këtyre chatbot-eve”, thuhet në studim.

Hartuesit e tij paralajmëruan se rezultatet e hulumtimit ngrenë shqetësime serioze lidhur me implikimet afatgjata arsimore” të përdorimit të AI-it si në shkolla ashtu edhe në vendin e punës.

Një numër gjithmonë e më i madh kërkimesh po tregon se truri i njerëzve praktikisht bie në gjumë, kur ata përdorin inteligjencën artificiale.