KreuCelebrity

Miss Universe Albania shpallet bukuroshja Jogersa Beqiri

Kurora e “Miss Universe Albania” tashmë ka një emër të ri. Jogersa Beqiri është shpallur fituesja e këtij edicioni, duke rrëmbyer vëmendjen dhe emocionet e publikut në finalen madhështore të së shtunës në mbrëmje.

Pas triumfit të shumëpërfolur, bukuroshja ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet e forta që përjetoi në natën më të rëndësishme të rrugëtimit të saj. Përmes një postimi në Instagram, ajo u shpreh se ende nuk po e beson plotësisht fitoren dhe gjithë atmosferën që e shoqëroi gjatë spektaklit.

Jogersa tregoi se eksperienca në “Miss Universe Albania” ka qenë një sfidë e mbushur me sakrifica, përkushtim dhe emocione të forta. Ajo theksoi se në skenë përjetoi një miks ndjenjash nga ankthi dhe emocionet, deri te krenaria dhe lumturia për kurorëzimin e saj.

Miss Universe Albania shpallet bukuroshja Jogersa Beqiri

Miss-i i ri nuk la pa falënderuar të gjithë personat që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi, duke përmendur familjen, miqtë, organizatorët, mentorët dhe stafin që punoi pranë saj. Një dedikim të veçantë ajo pati edhe për vajzat konkurrente, për të cilat tha se secila prej tyre ishte unike dhe e denjë për vlerësim.

Në fund të mesazhit të saj, Jogersa Beqiri u shpreh se ky titull përfaqëson më shumë sesa një fitore personale. Sipas saj, kurora e “Miss Universe Albania” do të jetë një motivim i madh për të vazhduar punën dhe për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.