
Dua Lipa dhe Callum Turner kanë nisur zyrtarisht festimet për dasmën e tyre në Itali, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave nga e gjithë bota.
Çifti u fotografua të premten mbrëma në Palermo, ku mori pjesë në një festë paraprake të organizuar përpara ceremonive kryesore të martesës. Të rrethuar nga familjarë, miq të ngushtë dhe të ftuar VIP, ata u panë duke shijuar atmosferën festive në një nga qytetet më të njohura të Siçilisë.
Festimet në Itali vijnë pas celebrimit të çiftit në Londër dhe pritet të zgjasin për disa ditë, me një sërë aktivitetesh të organizuara në ambiente historike dhe luksoze të Palermos.
Dasma e këngëtares shqiptare me famë botërore dhe aktorit britanik ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit, duke tërhequr interes të madh ndërkombëtar. Fotot dhe pamjet nga festimet kanë filluar tashmë të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth ceremonisë së shumëpritur.
