
Pas ditësh të tëra spekulimesh dhe diskutimesh në rrjetet sociale, Mateo dhe Brikena kanë konfirmuar se nuk janë më në një lidhje.
I pari që reagoi publikisht ishte Mateo, i cili në një mesazh të publikuar gjatë natës pranoi fundin e marrëdhënies. Ai theksoi se gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën private larg vëmendjes së publikut dhe u shpreh se ndjeu nevojën të sqaronte situatën për ndjekësit. Në deklaratën e tij ra në sy fakti se ai nuk e përmendi me emër ish-partneren.
Pak më vonë erdhi edhe reagimi i Brikenës. Ajo konfirmoi ndarjen dhe, ndryshe nga Mateo, e përmendi atë me emër, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur mungesë respekti.

“Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh”, shkroi ajo.
Brikena tregoi gjithashtu se ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga disa grupe dhe diskutime online, pasi situata po ndikon emocionalisht tek ajo.
Megjithëse të dy u përpoqën të mbanin një ton të qetë dhe respektues në reagimet e tyre, ndarja ka vazhduar të jetë një nga temat më të komentuara në rrjet. Fansat kanë shprehur mendime të ndryshme, ndërsa shumë prej tyre po analizojnë çdo detaj të deklaratave të publikuara nga ish-çifti.

Me këto reagime, duket se Mateo dhe Brikena i kanë dhënë fund zyrtarisht aludimeve, duke konfirmuar se rrugët e tyre tashmë janë ndarë.
