KreuCelebrity

Publikohen imazhet e para të Dua Lipës dhe Callum Turner si të martuar

Publikohen imazhet e para të Dua Lipës dhe Callum Turner si të
Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë për herë të parë në publik pas martesës së tyre, duke shijuar ditët e para si bashkëshortë në Londër.

Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në Old Marylebone, u fotografua gjatë një shëtitjeje të qetë me qenin e tyre. Të dy dukeshin të relaksuar dhe të lumtur, ndërsa ecnin pranë njëri-tjetrit dhe shkëmbenin momente të ëmbla gjatë daljes.

Për këtë rast, Dua kishte zgjedhur një veshje komode dhe pa shumë formalitete, me një pallto gri, veshje sportive dhe çizme Ugg. Këngëtarja u shfaq natyrale, pa makijazh, me syze dielli dhe flokët e kapura.

Ndërkohë, Callum u paraqit me një stil casual, të përbërë nga këmishë dhe bluzë të bardhë, xhinse të gjera dhe çizme sportive.

Gjatë shëtitjes, të sapomartuarit u ndalën për të përshëndetur një mik, përpara se të vazhdonin ditën e tyre larg vëmendjes së tepërt mediatike.

Fotot vijnë pak ditë pasi çifti i dha fund beqarisë në një ceremoni intime civile në Londër. Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare, festimet pritet të vazhdojnë me një organizim më të madh në Sicili, ku Dua dhe Callum do të festojnë martesën me familjarë dhe miq të shumtë.