
Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë bashkë për një nga momentet më të rëndësishme në jetën e vajzës së tyre, Poem Blu. Të dy kanë qenë të pranishëm në aktivitetin festiv të organizuar nga shkolla për mbylljen e vitit mësimor, duke mbështetur vogëlushen në këtë ditë të veçantë.
Në rrjetet sociale, Sara ka publikuar një moment të ëmbël me Poem, ku vajza i dhuron një puthje plot dashuri, ndërsa shfaqet e veshur me kostumin e programit artistik.

Ndërkohë, edhe Ledri ka ndarë me ndjekësit një foto të veçantë me të bijën. Reperi shihet duke e mbajtur Poem në krahë, i buzëqeshur dhe krenar për paraqitjen e saj në aktivitet.

Pavarësisht se nuk janë më bashkë si çift, Ledri dhe Sara vazhdojnë të tregojnë se bashkëpunimi si prindër mbetet prioriteti i tyre kryesor, duke qenë pranë Poem në momentet më të rëndësishme të rritjes së saj.
