KreuCelebrity

Aktorja e njohur turke në festën private të Butrint Imerit

Aktorja e njohur turke në festën private të Butrint Imerit
Mbrëmja e kaluar ishte një moment i veçantë për Butrint Imerin, i cili organizoi një event ekskluziv për të prezantuar albumin e tij të ri, “I pari”, që do të publikohet më 10 qershor. Në një atmosferë private, mes miqsh të afërt, familjarësh dhe bashkëpunëtorësh, artisti festoi një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Ndërsa vëmendja ishte përqendruar te albumi dhe surprizat e mbrëmjes, një detaj tjetër nuk kaloi pa u vënë re. Në festë ishte e pranishme edhe aktorja e njohur turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, emri i së cilës prej kohësh është përfolur në media dhe rrjete sociale si e lidhur me këngëtarin.

Aktorja e njohur turke në festën private të Butrint Imerit
Prania e saj në një ngjarje kaq personale për Butrintin ka nxitur edhe më shumë spekulimet për marrëdhënien mes tyre. Kamera e Prive By Liberta Spahiu ka arritur ta fiksojë aktoren gjatë eventit, duke sjellë për herë të parë një provë konkrete që i jep peshë zërave që qarkullojnë prej muajsh.

Su Burcu Yazgi Coskun është një nga aktoret më të njohura të brezit të ri në Turqi. Ajo fitoi famë të madhe me rolin e Asiye në serialin shumë të ndjekur “Kardeşlerim”, ndërsa ka qenë pjesë edhe e projekteve të tjera të suksesshme televizive si “Kırmızı Oda” dhe “Aşk Yeniden”. Në rrjetet sociale, aktorja numëron mbi 6 milionë ndjekës, duke qenë një nga figurat më të ndjekura të industrisë së argëtimit turk.

Edhe pse as Butrinti dhe as Su Burcu nuk kanë reaguar publikisht për raportin e tyre, prania e aktores në këtë mbrëmje të rëndësishme për këngëtarin ka mjaftuar për të rikthyer në qendër të vëmendjes aludimet për një romancë mes tyre.