Lajmet në botën e showbiz-it turk janë ndezur sërish rreth aktorit të njohur Kerem Bürsin dhe influencueses Selin Yağcıoğlu, pasi po qarkullojnë zëra se marrëdhënia e tyre mund të ketë marrë fund.
Çifti, i cili ka qenë së bashku prej rreth shtatë muajsh, nuk është parë më në publik kohët e fundit, duke nxitur menjëherë thashethemet për një ndarje të mundshme. Kerem Bürsin kishte nisur këtë romancë pas ndarjes nga Melisa Sabancı Tapan, ndërsa lidhja me Yağcıoğlu ishte mbajtur kryesisht larg syrit të publikut.
Megjithëse herë pas here ata kishin ndarë momente të përbashkëta në rrjetet sociale, fansat kanë vënë re një distancim të dukshëm së fundmi. Ndërveprimet e mëparshme si pëlqimet dhe komentet në postime janë reduktuar, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një krizë mes tyre.
Pavarësisht spekulimeve, të dy vazhdojnë të ndiqen në rrjete sociale, por mungesa e një reagimi zyrtar nga ana e tyre ka lënë gjithçka në nivel thashethemesh, duke e bërë këtë një nga temat më të diskutuara të momentit në showbiz.
