KreuCelebrity

E kishte manifestuar fitoren, ja veprimi që kishte bërë Selin para hyrjes në Big Brother

Për herë të parë në emisionin “Goca dhe Gra” është zbuluar një detaj interesant nga fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin.

Gjatë një momenti të veçantë para hyrjes së saj në shtëpinë e famshme, disa orë gjatë izolimit, konkurrentëve u ishte kërkuar të realizonin një vizatim spontan. Selin ka zgjedhur të vizatojë pikërisht një skenë që lidhej me fitoren e saj në finale, duke lënë të kuptohet se pa e ditur, ajo kishte “parashikuar” suksesin e saj.

E ftuar në studio, Selin Bollati e ka komentuar me humor këtë moment, duke pranuar se nuk është e aftë në vizatim dhe se gjithçka ka qenë krejt spontane.

“Po qesh sepse nuk di të vizatoj, por ishte gjëja e parë që më erdhi në mend. Pa e menduar fare, në një mënyrë apo tjetër e kam manifestuar fitoren,” është shprehur ajo