KreuCelebrity

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i këngëtares: Kur mendoi se do ndërronte jetë, sillej keq me mua

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i

Këngëtarja Gresa Sekiraqa ka ndarë pak ditë më parë një rrëfim prekës të jetës së saj gjatë qëndrimit në fermë. Sfida e babait të saj e kancerin dhe lajmi i hidhur që i dhanë: babai ka edhe tre muaj jetë. Fatmirësisht, babai i këngëtares është mirë dhe gëzon shëndet të plotë dhe për Gresën ai është dhurata më e madhe.

“Më thanë që nuk do ketë më shumë se 3 muaj jetë. Unë kam qenë 19 vjeç. Duhet të bëhesha e fortë, por nuk mund të bëhesha. Momentet më të vështira kanë qenë kur babi mendonte se po vdiste dhe sillej keq me mua. Unë dilja jashtë dhe nuk doja që të më shihnin duke qarë. Kam hyrë në banjo, kam prerë flokët e babit e më pas të miat. Babi im e shijon jetën. Dhuratën më të madhe në jetë e kam që e kam babë”, tha Gresa në rrëfimin e saj.

Pas rrëfimit, Gresa tha: “E di që babi është krenar për mua”.

Por pas këtij rrëfimi prekës një surprizë emocionuese e priste këngëtaren, përmes disa simbolve të veçanta, pako me kafe që simbolizonin punën e babait të Gresës, një palë papuçe të babit që Gresa tha se ja vishte gjithmonë dhe një top basketbolli.

Ishin këto objekte të fshehura në vende të ndryshme, që në fund e çuan në takimin plot emocione dhe lot me babain, i cili i dha disa këshilla të vyera për rrugëtimin e saj në vazhdim.

“Ke të fala nga të gjithë. Qëndro e fortë dhe shoqërohu me personat që të bëjnë të ndihesh mirë”, ishin disa nga mesazhet që babai i përcolli Gresës.