
Afrimiteti mes Adionit dhe Fabjolës në “Ferma VIP” ka sjellë reagime të forta nga familja e saj, duke kulmuar me një përballje të drejtpërdrejtë në fermë.
Vëllai i saj, Fabjoni, hyri brenda për t’i kërkuar publikisht që të ndërpresë menjëherë këtë eksperiencë dhe të kthehet në shtëpi. Me tone të ashpra, ai shprehu zhgënjimin për ndryshimin që, sipas tij, Fabjola ka pësuar gjatë qëndrimit në reality show.
“E di ku je? Nuk po të njohim më. Të ka humbur shkëlqimi, nuk je më ajo që ishe. Ne të mbështetëm për të hyrë si Fabjola dhe për të dalë po si e tillë. Nuk jemi kundër dashurisë, por jo në këto rrethana dhe pa respekt ndaj vetes. Kam ardhur të të marr në shtëpi”, u shpreh ai, duke ngritur edhe dyshime mbi afrimin e saj me Adionin dhe duke e pyetur nëse dëshironte të bëhej “pjesë e trekëndëshave”.
Nga ana tjetër, Fabjola, e prekur dhe mes lotësh, kërkoi falje për zhgënjimin e shkaktuar, por refuzoi të largohej nga gara.
“Më fal, e humba veten… por nuk jam gati të vij në shtëpi”, tha ajo.
E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse dëshironte të përballej me Adionin, vëllai i saj refuzoi kategorikisht, duke theksuar se nuk ka asgjë personale me të, por se çdo gjë duhet zgjidhur jashtë fermës.
Në përfundim, Fabjola vendosi të vijojë rrugëtimin në “Ferma VIP”, duke marrë një hap pas në raportin me Adionin dhe duke pranuar të distancohet prej tij.
