KreuCelebrity

Dhunë në ‘Elita’/ Konkurrenti sulmon partneren para kamerave, ndërhyn sigurimi

Dhunë në ‘Elita’/ Konkurrenti sulmon partneren para
Një ngjarje e rëndë ka tronditur publikun e reality show-t serb “Elita”, pasi një prej konkurrentëve u bë protagonist i një akti të dhunshëm gjatë transmetimit live.

Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Asmin Durdžić ka sulmuar fizikisht Maja Marinković në një nga ambientet e brendshme të shtëpisë. Të dy ndodheshin në një dhomë të mbuluar me çarçaf, ndërsa situata fillimisht dukej e qetë, përpara se të përshkallëzohej papritur.

Raportohet se agresori ka ushtruar dhunë serioze ndaj saj, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga banorët e tjerë, të cilët tentuan ta ndalonin. Megjithatë, ndërhyrja e stafit të sigurisë ishte e domosdoshme për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur pasoja më të rënda.

Pas incidentit, Durdžić u përjashtua menjëherë nga programi dhe iu dorëzua organeve të rendit. Disa media lokale kanë raportuar se ai mund të jetë liruar më pas, pavarësisht natyrës së rëndë të ngjarjes.

Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, duke rikthyer debatin mbi kufijtë etikë të reality show-ve. Kritikat janë drejtuar veçanërisht ndaj transmetuesit RTV Pink, me shumë përdorues që akuzojnë programe të tilla për nxitje të përmbajtjeve ekstreme në funksion të audiencës.