KreuBusull

Princ Leka ndan foton e parë familjare me djalin e porsalindur dhe Princeshën Blerta

Princ Leka ndan foton e parë familjare me djalin e porsalindur dhe
Vetëm pak orë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Princ Leka II dhe Princesha Blerta kanë ndarë me publikun foton e parë familjare nga materniteti.

Në imazhin e publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar, çifti shfaqet i buzëqeshur duke mbajtur në krahë të voglin, Princ Aleksandrin, në një moment të veçantë që shënon zgjerimin e familjes së tyre.

Fotografia është shoqëruar me njoftimin zyrtar për lindjen e Princ Aleksandrit, i cili erdhi në jetë më 10 korrik në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Publikimi i fotos së parë familjare është pritur me urime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë përgëzuar çiftin për ardhjen në jetë të djalit të tyre.