KreuBusull

FBI hap hetim ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit, në fokus transaksione mbi 300 milionë dollarë

FBI hap hetim ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit, në fokus
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) është bërë objekt i një hetimi nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet për parregullsi në disa transaksione financiare ndërkombëtare me vlerë që kalon 300 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në bashkëpunim me FBI-në, ka nisur verifikimet për mënyrën se si janë administruar disa marrëveshje tregtare të AFA-së në Shtetet e Bashkuara.

Hetimi përqendrohet te kontratat dhe marrëveshjet komerciale të federatës, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë nëse gjatë këtyre proceseve janë respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe financiare.

Në kohën kur ka nisur hetimi, presidenti i AFA-s, Claudio Tapia, ndodhet me kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës 2026, ku ekipi vijon garën për mbrojtjen e titullit.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare ndaj drejtuesve të federatës, ndërsa autoritetet amerikane pritet të vijojnë me mbledhjen e provave dhe shqyrtimin e dokumentacionit financiar që lidhet me këtë çështje.