Anila dhe Ardit Gjebrea janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët prej vitesh përjetojnë një histori të bukur dashurie.
Ata gjithmonë kanë treguar se janë shembulli i një çifti të përsosur dhe modeli i dy prindërve idealë.
Sot është një ditë e shënuar në familjen e tyre pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Ardit Gjebrea ka zgjedhur që për gjysmën e tij më të mirë të bëjë edhe një urim në rrjetin e tij social Instagram.
“Çfarëdo dhurate të të bëj sot, nuk do të jetë kurrë më e bekuar se dhurata që më ka bërë kjo ditë, duke të sjellë ty në jetë – për mua, Jonin dhe Annën. Gëzuar ditëlindjen! Të Dua!”, ka shkruar Ardit Gjebrea përkrah një fotografie ku shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.



