KreuCelebrity

Kim Kardashian, imazhi i ri i markës luksoze!

Kim Kardashian do të jetë imazhi i ri i markës Balenciaga. Miliarderja duket se është e destinuar për këtë marrëdhënie, pasi është shfaqur me veshje Balenciaga të panumërta gjatë vitit të kaluar, sidomos me veshjen e famshme në Met Gala.

Faqja e Balenciaga-s në Instagram fshiu të gjitha postimet e mëparshme duke lënë vetëm postimin me Kim për fushatën e pranverës.

 

Ajo është fotografuar në shtëpinë e saj në Calabasas me disa artikuj nga koleksioni, që përfshijnë çantën në ngjyrë neon “La Cagole”.

Duke konfirmuar se ajo është aktualisht në epokën e Balenciagas, Kardashian tha më parë për New York Times, “Kam pasur një epokë Balmain, kam pasur një epokë Givenchy dhe kjo është epoka ime e Balenciagas… Kur vesh rroba të dizajnuara nga Demna, ndihem mirë, pavarësisht se çfarë vesh, do të jetë në rregull, sepse ai e ka dizajnuar atë dhe ai është më i bukuri.”

 

 

 

A post shared by Balenciaga (@balenciaga)