KreuCelebrity

Ky është finalisti i parë i “Big Brother VIP”!

Formatit “Big Brother VIP” po i vjen fundi dhe nata finale e cila do të mbahet më 18 shkurt është shumë afër.

Gjatë spektaklit të kësaj të marte është hapur një televotim, ku publiku zgjodhi banorin e parë që dëshiron të çojë në finalen e madhe.

Bëhet fjalë për balerinin Ilir Shaqiri, i cili e priti shumë i lumtur lajmin e bukur, teksa falënderoi gjithë publikun për mbështetjen.

Kujtojmë që pjesë e këtij televotimi nuk ishte Donaldi, pasi ai u dënua nga “vëllai i madh” për shkak të futjes brenda shtëpisë së Mozzikun i cili ishte i ftuar special spektaklin e kaluar.