KreuCelebrity

Trajtoje veten si mbret, jepi vetes pushimet e merituara këtë vit. Ulje deri në 35%-40%

Dinamika e jetës se përditshme nuk na ofron atë luksin e kohës së lirë që të mendojmë për të gjitha detajet e pushimeve që duam të përjetojmë dhe përfundojmë duke bërë rezervimet ditën e fundit, dhe shpesh herë përfundojmë të zhgënjyer.

Me lejoni t’ju informoj që destinacioni i pushimeve tuaja nuk ka qenë kurrë më i lehtë se sot, agjencia Lux Travel ju vjen në ndihmë që me buxhetin që keni menduar të shpenzoni këtë vit të bëni pushimet e ëndërruara. Agjentët profesional do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur në mënyrë që shija e pushimeve të këtij viti të mbetet gjatë në memorien tuaj.

“U bën plot 5 vite që agjencia Lux Travel kompleton deri në detaje pushimet verore dhe dimërore duke sjellë oferta, destinacione dhe çmimet më të mira në treg. Kemi lënë pas një vit te vështirë por pavarësisht kësaj klientet tanë nuk na harruan”, ky ishte përkufizimi që Elsa, drejtuesja e kompanisë kishte për vitin e kaluar.

“Sugjerimet, kritikat, shërbimi 24/7 dhe feedback-u që marrim nga klientet që nga momenti i paraqitjes në agjenci e deri pasi kthehet nga udhëtimi janë motori që çon përpara punën tonë të palodhur”, shtoi Elsa. Turqia është destinacioni më i kërkuar dhe kryeson në pozicionimin e ofertave me udhëtimet drejt vendeve të preferuara si Stambolli dhe Cappadocia.

Linjat direkte dhe çmimet e lira kanë favorizuar destinacionet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai dhe Abu Dhabi. Me fluturimet direkte nga Tirana, shumë oferta dhe kërkesa ka për Barcelonën dhe Madridin.

Gjithashtu Budapesti është kthyer në destinacionet më të preferuarat për klientet para pandemisë dhe vazhdon kryeson ne toplistë për shkak të çmimeve të favorshme. Ju mbetet vetëm të bëni gati pajisjet e skive dhe veshjen e dëborës sepse për të tjerat mendon Lux Travel. Dimri sjell udhëtimet drejt vendeve me borë, turizmi malor sjell vëmendjen drejt resorteve në Mal të Zi, Mavrove dhe Banskon në Bullgari ku mund të sodisni kurorat e zbardhura nga dëbora nga fluturimi juaj me charter.

Nuk mbetën pas edhe destinacionet luksoze drejt Zvicrës apo Alpeve Franceze. Muaji Shkurt sjell dhe ofertat më të mira për rezervimet e pushimeve të verës duke sjellë çmimet me ulje deri në 35% – 40% ulje për rezervimet e pushimeve të verës në destinacionet drejt Greqisë, Antalyas dhe Bodrumi, ku mund të shijohen resortet me 5 yje, argëtim, ushqim cilësor dhe fluturime direkte me charter.

Të gjitha këto dhe shumë udhëtime të tjera i gjeni tek agjencia elitare e shërbimit Lux Travel.