Beatrix Ramosaj ishte mbrëmjen e djeshme në studion e spektaklit Big Brother VIP, ku i mahniti të gjithë me pamjen e saj elegante. Këngëtarja u shfaq me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa edhe makijazhi i saj rrezatonte shkëlqim. Ajo foli pak për gjendjen emocionale pas daljes nga shtëpia e famshme, por buzëqeshja e saj e “madhe” tregonte se nuk po ndihet dhe aq keq nga largimi.
Por këngëtarja e hitit “Faj” është vënë në lojë nga ndjekësit për shkak të disa shprehjeve që ka thënë gjatë kohës kur ishte në BBV.
Një nga frazat më të shpërndara të saj në rrjetet sociale ka qenë momenti kur ajo kishte pyetur se “si i thonë fjalës ‘bukur’ në shqip”.
Beatrix ka jetuar për një kohë të gjatë jashtë kufijve, ndaj ka pasur disa probleme me shqipen megjithatë, vërejtjet ajo i ka marrë me sportivitet. Si për të ironizuar me talljet që iu bënë, Trixa publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga paraqitja e saj glamur të martën, shoqëruar me mesazhin: “Mbrëmë ka qenë një natë ehmm…si i thonë ‘bukur’ në shqip?”.



