Aktori i njohur Erion Isai është larguar prej spektaklit të humorit “Portokalli”, megjithatë ai është ende pjesë e televizionit. Erioni do të jetë një prej prezantuesve të festivalin “Kënga Magjike” në netët gjysmë-finale e finale!
Aktori dhe regjisori ka treguar gjatë një interviste televizive se pasi u largua nga ky show humori, ai dhe regjisori Altin Basha tashmë nuk flasin më e nuk kanë më asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin.
“As nuk përshëndetemi, megjithatë nuk dua që për njerëzit që kam ndarë punën dhe bukën, në kuptimin figurativ, të flas e të bëj publike marrëdhënie të cilat nuk i takojnë një publiku të gjerë”, ka treguar ai.
Megjithatë, në çdo intervistë apo dalje publike, Erioni nuk harron të falenderojë drejtuesit e Top Medias, vend për të cilin tregon se e ka rritur profesionalisht! Pas festivalit, Erioni ka disa projekte profesionale me Besart Kallakun për vitin tjetër.
Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!
Elton Deda solidarizohet me Bleonën
Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë





