KreuCelebrity

Adi Krasta, si u nda me Top Channel/ Flet për herë të parë

Adi Krasta ka vendosur më në fund të flasë për ndarjen e fundit me Top Channel, televizionin me të cilin e lidhin plot suksese e po aq kontradita. Drejtuesi i “New Day”, “E diell” dhe “100 Milion”, pas divorcit të bujshëm disa vite me parë (çështje që u ndoq dhe në gjykatë), dhe pas deklaratave të tij të forta kundër kesaj media, trondit një vit më parë në rikthimin e tij në “E diell”! Programi tejet i kuruar dhe cilësor nuk pati zhurmën e pritshme, ndoshta për shkaqet e mësipërme!

Por pa përfunduar mirë sezoni në qershor 2017 u fol për largimin e Krastës nga ky televizion! Vetë prezantuesi ikonë e pohoi më pas këtë gjë, në një postim në facebook, ndërsa ju hoqën dhe videot e intervistave të tij nga Youtube.


Dje në mbrëmje, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” e Eni Vasilit, për herë të parë Adi Krasta ka dhënë një formulim të tillë për largimin e tij nga ky ekran:
“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- pohoi ai!

Ndërkohë pak ditë më parë Krasta foli për një projekt të ri me shkrimtaren/gazetare Elvira Dones.

(Linku këtu bordo.al/2017/11/03/adi-krasta-nje-projekt-i-ri-me-elvira-dones/ )
Tani na mbetet të presim lëvizjen e tij të ardhshme!