KreuCelebrity

Kylie Jenner konfirmon gjininë e fëmijës?

Kylie, e vogla e klanit të famshëm Kardashian-Jenner e cila po përjeton pritjen e ëmbël ashtu si edhe motra e saj Khloe, vazhdon të gëzojë gjithmonë e më shumë një vëmendje të madhe mediatike me këtë shtatëzani!

Kylie dhe partneri i saj Travis Scott janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e së cilës nuk është bërë ende e ditur. Megjithatë, fansat e saj më kuriozë kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me disa nga postimet e fundit të Jenner në Instagram.

Mendohet se ylli i “Keeping up with the Kardashians” është në pritje të një vajze, pasi ngjyra rozë mbizotëron në fotot e saj, tek flokët, tek thonjtë, tek dekori i dhomës dhe pema e Krishtlindjeve me ngjyrën rozë Barbie dhe bizhuteritë në duart e Kylie-t në formë fluture!

Fansat e Kylie vazhdojnë të hedhin idenë se ajo po pret një vajzë e ka zgjedhur këtë mënyrë indirekte për të treguar gjininë e fëmijës së parë! Nga postimet në rrjetet sociale, 20-vjeçarja duket se po argëtohet e po e shijon shumë këtë pritje të ëmbël!

Si mendoni, a është Kylie në pritje në një vajze pas këtyre sinjaleve?