Aktori i njohur shqiptar i qindra roleve kinematografike e të teatrit, Mërkur Bozgo, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare mëngjesin e sotëm si pasojë e një sëmundjeje të rëndë prej së cilës vuante prej kohësh! Kjo është një humbje e madhe për botën e kinematografisë shqiptare!
Bozgo lindi në qytetin e Gjirokastrës dhe u diplomua në Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës. Ai ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës, Televizionit Shqiptar dhe aktor i Teatrit Kombëtar. Karriera e tij përfshin 30 role kinematografike dhe 100 role teatri!
Doli në pension në vitin 1994. Mes shumë roleve në filmat shqiptarë ku spikati në aktrim e interpretim, së fundi Mërkur Bozgon e kemi parë edhe në rolin e Xha Rakos, në serialin “Komuna e Parisit”.
Kinematografia shqiptare është në zi! U prehsh në paqe, Mërkur Bozgo!
Elton Deda solidarizohet me Bleonën
Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë
Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!
Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!

