KreuCelebrity

Pas Vedatit, një tjetër personazh i njohur bëhet baba!

Ditën e sotme ju treguam se këngëtari i njohur Vedat Ademi dhe bashkëshortja e tij Dorela u bënë për herë të dytë prindër të një djali të quajtur Eren Nik, pas Jon Art-it! Sërish sot, një tjetër personazh i njohur shqiptar është bërë baba për herë të dytë!

Ai është një personazh i cili ka preferuar gjithmonë që të tregohet i rezervuar për sa i përket daljeve publike e jetës private. Edhe në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, moderatori Aldon Lipe ka zgjedhur që të mos e tregojë portretin e tij, e të qëndrojë pas një mikrofoni të madh.

Aldo dhe bashkëshortja e tij Ketiona janë njohur në Televizonin Shqiptar. Ata kanë mirëpritur sot fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Charlot, pas djalit të tyre trembëdhjetë vjeçar Martinit! Urime e jetë të gjatë vogëlushes!