Në televizionin Top Channel duket se nuk ka vetëm largime të punonjësve nga kjo media, por kemi të bëjmë edhe me një rikthim të një gazetareje tepër të njohur!
Ju treguam se gazetarja e njohur Mimoza Picari u largua nga Televizioni Ora News, ku kishte postin e kryeredaktores së emisionit investigativ “Boom”, duke lënë në vendin e saj njërën nga prezantueset e programit, gazetaren Fiori Dardha.
Picari është rikthyer në Top Channel për të qenë sërish kryeredaktore e një emisioni investigativ, e “Fiks Fare”! Ajo ka zgjedhur si destinacion sërish “Shtëpinë e vjetër”, Top-in, duke u rikthyer aty pas tetë vitesh, në këtë periudhë largimesh të një numri të konsiderueshëm gazetarësh prej saj.
Mimoza Picari ka qenë një nga gazetaret e para të Top Channel, që në themelimin e tij.
Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!
Elton Deda solidarizohet me Bleonën
Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë
Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!





