KreuCelebrity

9 rastet kur David dhe Brooklyn i japin kuptim shprehjes “Bëmë baba të të ngjaj!”

“Bëmë baba të të ngjaj”, është një shprehje e urtë popullore, apo jo? Kur mendojmë për familjen e famshme Beckham, David me djalin e madh të Brooklyn, kjo shprehje është më se e vërtetë!

I referohemi jo vetëm lidhjes së gjakut e ngjashmërisë fizike, por edhe stilit të tyre të të veshurit! Bluza t-shirt matchy-matchy, kapele, pulovra thuajse me të njëjtat printe të bien në sy kudo në paraqitjet e të dyve bashkë.

Nëse pjesa më e madhe e adoleshentëve në botë nuk do të donin aspak të vishehsin si prindërit, për fotografin e ri Brooklyn Beckham nuk ndodh aspak kështu! Si mund të mos e adhurosh stilin e prindërve fashionistë David e Victoria? E pamundur!

Një ish-futbollist profesionist e një stiliste e njohur mode janë shembulli i Brooklyn! 18-vjeçari, i cili i është rikthyer lidhjes së dashurisë me Chloe Moretz ka marrë komplet stilin e veshjes së të atit! Nuk ju besohet? Ja fotot e të dyve bashkë!