KreuFashion

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!


Mango, një nga markat më globale të modës në Evropë, prezanton koleksionin e saj të parë për vjeshtë/dimër me linjën "Selection". Ky koleksion ofron një përzgjedhje të larmishme të veshjeve elegante dhe moderne, të dizajnuara për çdo rast, nga ato të përditshme deri tek eventet më të veçanta. E sjellë në Shqipëri nga Fashion Group Albania që prej vitit 2005, Mango ka arritur të konsolidojë një prani të fortë në tregun vendas, duke ofruar një përzierje të modës bashkëkohore dhe klasit evropian për klientelën shqiptare.

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Më shumë se vetëm për orarin e zyrës nga 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite, koleksioni ofron veshje të dizajnuara për një botë të jetuar 24 orë në shtatë ditë të javës. Një fustan ‘slip’ mund të vishet me gjithë feminilitetin e tij për një darkë romantike, ose jo.  Pantallonat e patëmetë mund të vishen në zyrë, për një shëtitje, apo një kafe mes miqsh vetëm duke ndryshuar këpucët. Filozofia e koleksionit Selection nuk ka të bëjë me kohën kur vishet, por ka të bëjë me krijimin e rrobave që nxjerrin vetëbesim në çdo aktivitet qëju keni në axhendën e rendit të ditës.

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Fushata e re e Mango realizuar në rrugët e Londrës nga fotografi Tim El Kaïm me protagoniste modelen Mica Argañaraz, shfaq krijimin e veshjeve për një grua bashkëkohore që ndërthur vazhdimisht stilet mashkullore dhe femërore. Ky propozim i ri është i strukturuar rreth veshjeve të gjithanshme me personalitet për të krijuar kombinime të veçanta që janë gjithashtutë lehta për t'u veshur.

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Ajo çfarë nuk duhet harruar dhe nënvlerësuar kurrë në një veshje janë aksesorët që në Mango plotësojnë koleksionin me propozime të ndryshme këpucësh, duke përfshirë çizmet e larta, mokasinat me taka dhe këpucët me majë, si dhe çanta për çdo kohë të ditës. Selection është propozimi më premium i Mangos, i përbërë nga klasike të përjetshme që shfaqin përshtatje bashkëkohore, pëlhura të punuara me kujdes dhe me cilësi të lartë, të destinuara të qëndrojnë në gardërobë për shumë sezone në vijim.

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

Për të parë të plotë koleksionin Selection, dyqanet e Mango i gjeni në QTU dhe TEG oseonline në www.fga.al.

Selection nga Mango/ Premium pieces for all day elegance!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF