Dashuria nuk njeh moshë thonë. Pas Charlize Theron, Sean Penn 56 vjeç, iu kthye kurës së rinisë. Emri i të dashurës së tij të re 24 vjeçare është Leila George. Mes puthjeve të vazhdueshme dhe shëtitjeve romantike në Hauai, vajza e aktorit Vincent D’Onofrio dhe i dashuri i saj i ri (i vjetër) duken sikur janë në një re të vogël.
Që kur u nda me Charlotte Casiraghi edhe Gad Elmaleh (45 vjeç) ka vendosur ta marrë në dorë jetën e tij sentimentale. Lidhja e tij me modelen franceze Elisa Meliani, 26 vjeç, zgjat prej më shumë se sa një vit. Për sa i përket Vincent Cassel, 49 vjeç, ka ngecur në rrjetën e modeles së re, Tina Kunakey, duke publikuar edhe një foto në Instagram.
Të themi të drejtën këta nuk do të jenë as të parët dhe as të fundit që zbukurojnë jetën e tyre private me persona shumë më të rinj. Mary-Kate Olse, 30 vjeçe, është bërë njerka që tërhiqet nga dy adoleshentët e bashkëshortit të saj, Olivier Sarkozy ndërsa David Guetta është lidhur me Jessica Ledon, 22 vjeç. Ndërkohë, Mick Jagger, 73 vjeç, do të bëhet baba për herë të tetë. Këtë herë me të dashurën e tij të re 30-vjeçare.


Justin Timberlake, njeriu i kapelave

Dimri kërkon të ngrohtin “ushtarak”

Jude Law… çështë ky model flokësh!

5 modele shalli për të shijuar vjeshtën

Gjenerata e shtatë e BMW Serie 5



Moda e pardesyve mashkullore të dimrit




Maserati Ghibli year 2017


Taksi pa shofer!


Në veturë elektrike që arrin 576 km/h!

Modë dhe Vetura… speciale për pasarelat!

Rrisni vetëbesimin me… syze!
