Kaktuse, palma, fier apo eukaliptus, qoftë në vazo apo thjesht motiv, bimët gjenden pak a shumë kudo në banesat tona…
Bimët janë aksesori i parë për një dekor të përjetshëm. Të varura ose të ndërthurura, të ekspozuara në një shportë elegante në këmbë apo në një kafaz të vogël qelqi, ato transformojnë ambientin ton të brendshëm në një oaz urban.
Një tendencë luksoze që i përgjigjet dëshirave tona për natyrë dhe ekzotizëm. Palma, kaktusë,fiere, shqiponja dhe eukalipte, qofshin të vendit apo të ardhura nga jashtë, bimët transformohen në motive, gjethet e tyre grafike stampohen kudo në shtëpi.
Ato hyjno kudo dhe pa komplekse, nëpër piktura, nëpër enë, qirinj, piceta, kuzhinë… i vendosim në formë barishtesh, apo në formë ekspozite, përdorim versione të stampuara me akuarel apo format XXL në një letër të ngjitur në mur. Një ambient i gjelbëruar që mund të kombinohet lehtësishtë me të gjitha stilet, si bohem, nostalgjike apo skandinave…



















