KreuFashion

Momente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen në Palazzo Visconti për Milan Fashion Week 2026!

Javët e modës janë shumë intensive për supermodelin Elton Ilirjani, i njohur ndërkombëtarisht si HANKO. Ai sfiloi për Manuel Tiscareno gjatë Infinity Fashion Week në kuadër të Milan Fashion Week SS 2026, i zhvilluar në ambientet historike të Palazzo Visconti.

Momente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmbenMomente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmben

foto credits: Getty Images, Arun Nevder

Në prapaskenë, Ilirjani u pa krah bukuroshit Michael Nevola në një lojë skenike pak çaste përpara se të ngjitej në pasarelë me krijimet më të fundit të Tiscareno-s. Koleksioni solli një ndërthurje të elegancës moderne me prerjet e sofistikuara, ndërsa prezenca e Ilirjanit i dha shfaqjes yllin e saj të padiskutueshëm dhe një frymë avangarde.

Momente unike, nga prapaskena tek pasarela: Elton Ilirjani rrëmben

foto credits: Getty Images, Arun Nevder

Momenti i fiksuar nga Arun Nevader për Getty Images dëshmon edhe njëherë ngritjen e pandalshme të Ilirjanit si një nga figurat më të kërkuara dhe më transformuese të pasarelave ndërkombëtare.

 

foto credits: Getty Images, Arun Nevder