KreuFashion

Të gjithë sytë te këmbët e Melanias: Zonja e Parë, leksione stili në Londër!

Të gjithë sytë te këmbët e Melanias: Zonja e Parë,


Përvec fustani të verdhë më rripin që “cmendi” rrjetin për ngjyrën e tij ( jo per mire), Melania Trump, iu rikthye në Londër asaj që di të bëjë mirë: të japë leksione stili! Zonja e Parë e Amerikës shpalosi rikthimin e lëkurës në garderobën e saj, e ndërsa ekspozoi qartë preferencën për kombinimin e ngjyrës karamel me të bardhën ( duke rikthyer kështu ngjyrat e vjeshtës), një vëmendje të madhe rrëmbyen këpucët e saj.

Të gjithë sytë te këmbët e Melanias: Zonja e Parë,


Ajo befasoi me faktin se të njëjtën veshje, e mbajti në dy raste të ndryshme dhe me këpucë të ndryshme: Në fillim, për një akvitet out-doors me Kate Middleton, xhaketën kamosh caramel me pantallonat e bardhe e veshi me balerina ne ngjyrë që i afronte xhaketës.

Të gjithë sytë te këmbët e Melanias: Zonja e Parë,


Dhe më pas, për takimin me kryeministrin Keir Starmer dhe bashkëshorten e tij, u shfaq me të njëjtin kombinim, vetëm se me këpucë me taka që imitonin lëkurën e gjarprit, në të njëjtat tone të veshjes.

    E kotë të thuhet se shkëlqeu me të dyja!