KreuFashion

Stili i veshjes së ministreve të kabinetit Rama!

Ministret shqiptare e dinë që janë imazh i shtetit dhe duan që pamja e tyre të reflektojë seriozitetin dhe profesionalizmin. Kujdesi për pamjen nuk kalon pa vëmendje nga media dhe publiku, kështu që ka një përpjekje që të shmangin gabime që mund të komentohen (si veshje që konsiderohen tepër ekstravagante) dhe të zgjedhin stil që është “i pranueshëm” në publikun shqiptar dhe ndërkombëtar.

1.Elisa Spiropali

Spiropali është parë shpesh të vishet me kostume profesionale ose fustane me xhaketa sidomos në raste zyrtare. Ka raste që stili i saj “ushtron” disa kombinime më lehtë, më pak strikt, por gjithmonë elegant, me nuanca luksi, aksesorët dhe detajet tregojnë se nuk është vetëm veshja “e nevojshme”, por që edhe pamja është e menduar, si për të lënë përshtypje.

Stili i veshjes së ministreve të kabinetit Rama!

 

2.Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro është përshkruar si një ministre që “nuk respekton kodin e veshjes” në disa raste, veçanërisht në evente kulturore ose kinematografike, ku veshjet e saj janë kritikuar se nuk janë mjaft formale ose nuk i përkasin “presionit zyrtar”

 

3. Majlinda Dhuka

Në takime zyrtare dhe aktivitetet e negociatave me BE apo takime me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, është shumë e mundur që ajo të zgjedhë kostume ose xhaketa + pantallona/fund të prerë mirë, por me ngjyra të ndezura.

 

4. Albana Koçiu

Për aktivitetet e saj si ministre; takime, konferenca, inaugurime të zgjedh veshje zyrtare, kostume ose xhaketa + pantallona/fund, zgjedh ⁴ngjyra që transmetojnë seriozitet. 

 

5. Delina Ibrahimaj

Kostume, xhaka, pantallona elegante, taka të ulëta. Pamja e saj shpesh është serioze, e fokusuar në autoritet, me pak elemente që “kërcasin” dukshëm dhe grimi i saj është gjithmonë minimalist.

 

6. Adea Pirdeni

Pirdeni shfaqet zakonisht me kostume ose xhaketa serioze, që përshtaten me pozicionin e saj publik si ministre. Përdor shpesh ngjyra që nuk bien shumë në sy, të errëta (si e zezë, blu e errët) ose neutrale (gri, hiri). Kjo i jep veshjeve të saj një tonalitet serioz, por elegant.