Flokë biondë të shndritshëm, onde të buta dhe një kaçurrel i madh anash që i jep një kornizë elegante fytyrës. Michelle Hunziker përqafoi trendin më të fundit të momentit: “Superbaluken”, apo kacurrelin e madh në anë, i cili duket nuk shqetëson aspak edhe mund të duket disi i ekzagjeruar.
Kaçurrelat e mëdha dhe voluminoze, të shfaqura në Instagram Stories, konsiderohet se krijojnë një atmosferë prej dive, me një lehtësi bashkëkohore që e bën atë edhe më aktuale. Nuk është vetëm një element krehjeje, por një deklaratë e vërtetë stili, e aftë të transformojë një model flokësh në një mesazh feminiteti, thonë ekspertët e modës.
Flokët maxi me anët kthyera te Michelle Hunziker kujtojnë disa kode estetike të viteve '90, por jo në kuptimin e ngushtë të fjalës. Asokohe, flokët voluminoze shpesh mbaheshin lart, të fiksuara me llak flokësh dhe të krehura nga jashtë, siç dëshmohet nga fushatat e supermodeles si Cindy Craëford dhe Claudia Schiffer. Megjithatë, ajo që shohim sot te Hunziker është një riinterpretim bashkëkohor: valë më të buta, lëvizje fluide dhe më pak "arkitekturë". Ky evolucion e bën këtë pamje më të veshshme dhe në përputhje me shijet e sotme, pa sakrifikuar një prekje të shkëlqimit retro.
Kujt i përshtaten flokët "maxi"?
Flokët maxi me onde të mëdha, kanë avantazhin e përshtatjes me forma të ndryshme të fytyrës. Ato balancojnë tiparet më të mprehta, zbusin fytyrat katrore dhe nxjerrin më në pak ato ovale. Për femrat me fytyrë të rrumbullakët, është një aleat i çmuar sepse zgjat vizualisht linjat dhe nxjerr në pah sytë. Është një stil gjithëpërfshirës, i aftë të evidentojë flokët e drejtë, si dhe ato me onde ose kaçurrela.

