Pamja “nude”, e kthyer sot në një ndër të preferuarat e personazheve të famshëm në tapetin e kuq, duket se synon te përcjelle një mesazh të qartë: Mund të jesh sensuale pa rënë në vulgaritet, madje edhe duke mbajtur pamje të guximshme dhe transparente. A është (ndoshta) koha për të qenë guximtarë ( apo ne fakt, akoma jo)?
Ai që mund të kthehet në një trend madhor, u lançua nga Dakota Johnson dhe Margot Robbie në dy evente të ndara, përkatësisht në Nju Jork dhe Londër. Aktorja dhe modelja 35-vjeçare amerikane veshi një kostum të ngushtë të zi me dantella të qëndisur me lule, të kompletuar me të brendshme të përshtatshme, në darkën e bamirësisë së Fondacionit Kering për Gratë. Kolegia dhe producentja e saj australiane, gjithashtu 35 vjeç, i bëri mediat sociale të tërbohen kur rrembeu vemendjen ne tapetin e kuq në premierën e Londrës të "A Big Bold Beautiful Journey" në një homazh për Giorgio Armanin.
Po si mbajmë veshjen “lakuriq” pa qenë vulgare? Bëhet fjalë për balancimin e elegancës dhe joshjes. Në këtë mënyrë mund të stimulohet efekti i zbulimit dhe transparencës, duke ruajtur elementin “shik”, cka supozohet se e bën look-un të admirueshëm, edhe pse jo te gjithe bien dakord me kete.
