KreuCelebrity

Zbulohet “sozia” e Erling Haaland, modelja ruse që po bën xhiron e rrjetit

Zbulohet “sozia” e Erling Haaland, modelja ruse që po bën
Një modele ruse është kthyer në sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së habitshme me yllin e futbollit, Erling Haaland.

Bëhet fjalë për Anastasia Kostromitina, 24 vjeçe, e cila fitoi vëmendje pasi pranoi me humor se i ngjan sulmuesit norvegjez. Postimet e saj u përhapën me shpejtësi në internet, duke nxitur mijëra komente dhe krahasime nga përdoruesit.

Modelja ka treguar se fillimisht e kishte të vështirë ta pranonte këtë krahasim, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim.

“Në fillim nuk e kuptoja sa shumë i ngjaja atij. Më pas kalova edhe një periudhë ku nuk më pëlqente kjo gjë, por tani e shoh ndryshe. Të krahasohesh me një atlet kaq të madh është në fakt diçka shumë e bukur,” është shprehur ajo.

Anastasia ka zbuluar gjithashtu se do të mbështesë Norvegjinë dhe Haaland në ndeshjet e ardhshme, duke shtuar me humor se sulmuesi i Manchester City “ndihet tashmë si njëri prej nesh”.

Ngjashmëria mes modeles ruse dhe futbollistit ka vazhduar të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë fansa janë habitur nga tiparet e tyre pothuajse identike.