KreuCelebrity

Robbie Williams emocionon publikun, interpreton “Angels” në duet me vajzën e tij Teddy

Robbie Williams emocionon publikun, interpreton “Angels” në
Mbrëmja e Robbie Williams në festivalin Bilbao BBK Live u mbyll me një moment që preku zemrat e të pranishmëve. Në fund të koncertit, artisti britanik ftoi në skenë vajzën e tij, Teddy, duke e kthyer performancën e fundit në një kujtim të veçantë.

Të dy interpretuan së bashku këngën ikonike “Angels”, ndërsa publiku i shoqëroi me duartrokitje dhe emocione gjatë gjithë performancës.

Përveç interpretimit, Teddy tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave për ngjashmërinë e madhe me të atin. Në rrjetet sociale nuk munguan komentet që vinin në dukje se ajo trashëgon jo vetëm tiparet fizike të Robbie Williams, por edhe karizmën dhe prezencën në skenë.

Pamjet e duetit janë përhapur me shpejtësi në internet, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar këtë si një nga momentet më prekëse dhe autentike të artistit në koncertet e tij të fundit.