KreuCelebrity

“Osmani” i telenovelës mahnitet nga Vlora: Do të kthehet në gusht, ja se kur!

“Osmani” i telenovelës mahnitet nga Vlora: Do të kthehet

Burak Ozçivit, apo Osmani i telenovelës së famshme turke, pasi qëndroi dy ditë në Vlorë ka premtuar se do të kthehet sërish, në gusht, dhe do të sjellë me vete bashkëshorten dhe dy djemtë, raporton newsbomb.al. 1 javë pushime në rivierën shqiptare, larg syve të kureshtarëve do të jetë surpriza për Vlorën në këtë sezon turistik.

“Osmani” i telenovelës mahnitet nga Vlora: Do të kthehet

Aktori i famshëm turk sic e shprehu, u ndje komod, i pëlqeu shumë dhe po aty do të qëndrojë edhe me familjen. Një mjet ujor detar do të vendoset në dispozicion të tij për të parë rivierën shqiptare gjatë kohës së qëndrimit në Vlorë.

Burakut do ti bëhet një axhendë e veçantë udhëtimesh, deri në Kep Merli, një tjetër destinacion turistik i preferuar. Edhe Dua Lipa, këngëtarja shqiptaro-britanike ka blerë një vilë në atë zonë turistike. “U ndje si në shtëpi” thonë miqtë që e shoqëruan ndërkohë që Burak ka zgjedhur të rikthehet, këtë radhë familjarisht për pushime më të gjata.