KreuCelebrity

‘Nân’ elektrizon skenën e Vjenës, Shqipëria në finalen e Eurovisionit

‘Nân’ elektrizon skenën e Vjenës, Shqipëria

Shqipëria është zyrtarisht në finalen e madhe të Eurovision 2026. Alis arriti të prekë publikun europian me këngën “Nan”, duke siguruar një vend mes finalistëve të këtij edicioni jubilar të festivalit që po zhvillohet në Vjenë.

Këngëtari nga Shkodra solli në skenë një performancë plot emocion dhe ndjeshmëri, ku në qendër ishte dashuria familjare. Interpretimi i tij u shoqërua edhe nga prania e aktores Rajmonda Bulku, e cila i dha performancës një atmosferë edhe më dramatike dhe artistike.

Mbrëmja e dytë gjysmëfinale solli konkurrencë të fortë dhe performanca spektakolare nga shumë shtete europiane, por Shqipëria arriti të spikaste dhe të fitojë mbështetjen e publikut dhe jurive.

Pas shpalljes së rezultateve, Shqipëria u rendit mes 10 vendeve që siguruan biletën për finalen e 16 majit. Tashmë, të gjithë sytë janë drejt finales, ku Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën më të madhe europiane të muzikës.